Një furgon mallrash, me targa AA195JX është përmbysur sot pasdite në ujërat e lumit Shkumbin nga një lartësi prej 200 metrash dhe për fat të mirë drejtusi i mjetit ka shpëtuar me lendime të lehta.
Por problemi i policisë, ka qenë nxjerrja nga uji e furgonit, i cili siç shihet edhe në foto, është tërhequr me litarë nga efektivët për ta nxjerrë në breg. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.