Policia italiane ka vënë në pranga një vajzë shqiptare, e cila punonte si kurtizanë në vendin fqinj. Raportohet se 26-vjeçarja shqiptare ishte bërë makth për një të ri që kishte kryer marrëdhënie me të.
Ajo pretendonte se kishte ngelur shtatzënë me italianin dhe e kërcënonte që t’i jepte 5 mijë euro, pasi në të kundërt do të tregonte gjithçka.
“Më le shtatzënë, tani më jep 5 mijë euro, për gjithë nevojat dhe vizitat që më duhet të bëj në mënyrë që ta mbaj gojën të mbyllur”, i ka thënë ajo.
Mirëpo, i riu nga Asti e ka denoncuar në polici dhe ajo më pas është vënë në pranga për shantazh. Sipas dëshmisë së 26-vjecares, i riu akuzohet se e kishte lënë shtatzënë, pasi në një nga marrëdhëniet seksuale të kryera, atij i ishte çarë prezervativi.
Pas arrestimit të vajzës në fjalë policia italiane bëri një kontroll në zonë ku gjeti edhe 4 vajza të tjera po shqiptare që ushtronin këtë zanat. Policia thotë se i ka monitoruar ato teksa ushtronin këtë zanat në komunat e Asti, Costigliole, Isola, Montegrosso dhe Vigliano.