Njëzetë e nëntë vjeçari E.M. nga Prilepi, dje rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ka denoncuar se më datë 18 maj të këtij viti, rreth orës 21, deri sa ka qenë duke u dëfryer në parkun argëtues tek Qendra sportive në Tetovë, papritur është humbur djali i tyre gjashtë vjeçar.
Denoncuesi dhe gruaja e tij, të cilët rreth 10-të ditë kanë qëndruar në rajonin e Tetovës, ku kanë mbledhur hekurishte të vjetra, rrëfejnë se gjatë e kanë kërkuar, por nuk e kanë gjetur dot.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e fëmijës së humbur.