Ish-deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari ka publikuar një video, në të cilën duken disa furgonë policie, që sipas tij janë të angazhuar nga kryeministri Edi Rama, për ta mbrojtur atë, teksa bën takimet e fushatës elektorale.
Sipas Braimllarit, asgjë nuk e ndal uraganin popullor.
Postimi i Braimllarit
Edi Rama i tmerruar dhe i vetmuar, mobilizon policine nga e gjithe Shqiperia per ta mbrojtur ate ne prezantimin e kandidateve farse ne Korce.
Ta harroje Edi Rama qe me perdorimin e pushtetit te tij kriminal do te ndale uraganin popullor !
Qytetaret jane te vendosur ti shkojne deri ne fund per Demokraci, standarde dhe liri.
https://www.youtube.com/watch?v=K1GPPcXmlNs&feature=youtu.be