Me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 18 shteteve të tjera, sot do të fillojë “BALTOPS 47” ose manovrat më gjithëpërfshirëse ushtarake që NATO ka mbajtur ndonjëherë.
Stërvitja ushtarake “BALTOPS”, e udhëhequr nga SHBA-ja do të nisë nesër në portin gjerman Kiel në Detin Baltik dhe do të zgjasë deri më 21 qershor.
Vendet e NATO-s që do të marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake janë SHBA-ja, Turqia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Britania e Madhe, si dhe vendet partnere Suedia dhe Finlanda.
Është planifikuar të marrin pjesë të paktën 8600 njësi, 50 anije dhe nëndetëse si dhe 40 avionë.
Në kuadër të “BALTOPS” të këtij viti, do të zhvillohen stërvitje për shkatërrimin e minave ujore dhe të nëndetëseve ndërsa do të ushtrohet për forcimin e mbrojtjes anti-ajrore dhe mënyrat e mbrojtjes nga anijet armike.
Në stërvitjet e vitit 2014, mori pjesë edhe Rusia por pas aneksimit të Krimesë dhe dëmtimit të stabilitetit të Ukrainës, nuk është ftuar.