Ballina Aktualitet Lajme SKANDALI FINANCIAR ME POSTAT E MAQEDONISË, JANË HARXHUAR MBI 300 MIJË EURO...

SKANDALI FINANCIAR ME POSTAT E MAQEDONISË, JANË HARXHUAR MBI 300 MIJË EURO PËR LETRA DHE TONER (VIDEO)

Postat e Maqedonisë vetëm për muajin prill kanë harxhuar 288 mijë e 668 euro. Kështu tregojnë informacionet e furnizimeve publike. Vetëm për muajin prill edhe atë dy herë më 11 dhe 15 prill 2019 Posta e Maqedonisë ka harxhuar mbi 100 mije euro vetëm për toner për fotokopje.

Furnizim i tonerëve dhe developeri për postë hibride 28.473 mijë euro apo 1 milion e 751 e 120 denarë

Mirëmbajta e sistemeve për ftohje të objekteve të Postës së Maqedonisë 38 mijë e 374 euro ose 2 milion e 360 mijë denarë

Toner, ribon dhe toner për fotokopje 74 mijë e 263 mijë euro apo 4 milion e 567 mije e 190 denarë

Tonerë, ribon dhe toner për fotokopje 13 mijë e 431 euro apo 826 mijë denarë

Letër për posta hibride 134 mijë e 127 euro apo 8 milion e 248 mijë e 200 denarë.

Për kërto harxhime Postat e Maqedonisë nuk po japin përgjigje. Edhe pse disa ditë më parë drejtori i kësaj poste premtoi se do të japë deklaratë. Por kjo gjë nuk ndodhi. TV21 pret disa ditë me rradhë që ky institucion të japë llogari para qytetarëve.

Ndryshe para 7 muajve vetë drejtori i Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi pranoi se ka vjedhje nga sportelet edhe atë se të punësuarit kanë vjedhur 33 milionë denarë, ndërsa 100 milionët tjera janë vjedhje nga jashtë. Rustemi shpjegon se vjedhjet më të shpeshta bëhen nga punëtorët e sporteleve dhe se secili ka numër të sportelit dhe lehtë mund të verifikohet se kush i ka vjedhur paratë. Sipas informacioneve nga raporti i auditimit, mungesat e raportuara fillestare të vjedhjeve ishin 133.3 milion denarë. Për 14 vite, buxheti i postës së Maqedonisë është dëmtuar 133.6 milion denarë./tv21/