Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, makinat e vjetra nuk largohen nga parkingjet (VIDEO)

Tetovë, makinat e vjetra nuk largohen nga parkingjet (VIDEO)

“Pamjet e këtilla janë evidente në gati gjitha lagjet e Tetovës. Edhe pse me vite të tëra qëndrojnë kështu të parkuara e të lëna në harresë, duke paraqitur rrezik si për ambientin, po edhe për fëmijët që lozin afër, institucionet nuk marrin masa për largimin e tyre”.

Banorët ankohen se, përveç që ndotin ambientin dhe paraqesin rrezik për njerëzit, zënë edhe vend parkimet, që në Tetovë, edhe ashtu janë të pakta në numër.

“Nja dy rrinë gati gjashtë vite aty, duhet të largohen ato, po se di përse nuk i heqin, çka bëjnë. Janë të rrezikshme, të vjetra të kalbura rrinë aty”.

“Paraqesin shumë rrezik, s`kanë nga të kalojnë edhe fëmijët këtu, këto duhet të largohen, komuna të merr masa ti largoj të bëhen parkingje se s`janë duke bë gjë aspak”.

“ Pengojnë, fillimisht zënë vendin, zënë një parking janë të dëmshme, po përgjegjësia është e atyre që e lejnë ashtu, një parking më tepër do ishte ndihmë për qytetarët. Komuna institucionalisht duhet të merr masa, por edhe çdo qytetar duhet të vetëdijesohet se nuk shkohet më me këtë mentalitet të vjetër”.

Nga ana tjetër, nga Organizata Nëna dhe Fëmija, kujtojnë komunën për obligimin ligjor që ka sipas pikës 15 të nenit 5 të Ligjit për veprimtari komunale, që të bëj largimin e këtyre makinave dhe te merr masa ndaj pronarëve të tyre.

Nga komuna kërkojmë vetëm të zbatojë Ligjin për veprimtari komunale dhe të heq makinat nga hapësirat publike të cilat, jo vetëm që japin një pasqyrë të keqe për qytetin tonë, por edhe janë po aq të dëmshme për ambientin, siç thatë ju për fëmijët që luajnë dhe për shëndetin e tyre”-tha Elmedina Abdullahi nga “Nëna dhe Fëmija”.

Nga komuna e Tetovës, thonë që janë në procedurë e sipër me informimin e pronarëve dhe pas shtatë ditësh do të merret edhe aksioni për largimin e tyre. Sipas organeve të komunës, e njëjta gjë do të bëhet edhe me makinat që janë pronë e institucioneve publike, siç është gjykata burgu dhe drejtoria e të hyrave publike. Në shumicën e rasteve, këto makina të lëna me vite në rrugë, iu takojnë institucioneve, siç është rasti me Gjykatën themelore në Tetovë, Burgun e Tetovës dhe institucionet komunale.

https://www.youtube.com/watch?v=U4U0kmunLdQ&feature=player_embedded

@tn.lajmelokale
@tetovanews