Ballina Kronika VIDEO E RE/ Momentet pas aksidentit fatal në Shkup

VIDEO E RE/ Momentet pas aksidentit fatal në Shkup

Bilanci i të vde*kurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lëndimeve të pësuar nga aksidenti ka ndërruar jetë edhe polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës.

Ndryshe, sot pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tra*gjik ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit. Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.

https://www.youtube.com/watch?v=CRwMXprBBi4&feature=youtu.be