Me rastin e rikonstruimit të qeverisë, RDK e Vesel Memdit pritet të humbë postin e ministrit për vetëqeverisje lokale që e mban Suhejl Fazliu, raporton Telma.
Sipas këtij televizioni, në vend të Fazliut ministër i ri për pushtet lokal do të jetë kryetari dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Nëse Milevski bëhet ministër, Zaev do të fitojë edhe një mandat deputeti më tepër, sepse në vend të tij do të vijë Aleksandar Cvetkovska e LSDM-së, transmeton Gazeta Lajm.
Nëse humb pushtetin lokal, RDK do të marë ministrinë pa resor, të cilën për momentin e udhëheq Zoran Shapuriqi i PLD-së, i angazhuar për mjedisin jetësor.
Shapuriq ka thënë se ende asgjë nuk është përfundimtare dhe se tek duhet të vendosin organet partiake të PLD-së.