Vatra zjarri të dala jashtë kontrollit në Spanjë, kufizim i ujit të pijshëm në Gjermani, ndotje në Francë.
Temperatura ekstrem përfshinë të enjten pjesën më të madhe të Europës dhe kjo situatë parashikohet të zgjasë edhe në ditët në vijim, duke ngjallur frikën e problemeve serioze për shëndetin publik.
Të favorizuara nga temperaturat e larta, një vatër zjarri jashtë kontrollit u përhap të enjten në verilindje të Spanjës, në një zonë rurale të Katalonjës ku flakët gjigante të vatrave të zjarrit kanë shkrumbuar deri më tani 5 500 hektarë.
Rreth 350 forca zjarrfikëse, 230 forca të ushtrisë dhe 15 njësi nga ajri u mobilizuan për shuarjen e zjarrit.
‘’Situata është kritike’’, deklaroi për median drejtuesi i operacioneve të forcave zjarrfikëse, Antonio Ramos.
”Duhet të kthehemi 20 vite pas në kohë për të parë një vatër të ngjashme zjarri me këtë përhapje në rajon”, shtoi ai.
Rekordet e temperaturave për muajin qershor në pjesën më të madhe të Europës arritën në 42 gradë Celsius në Francë, 38,9 gradë Celsius në Republikën Çeke, 38,6 gradë Celsius në Gjermani.
‘’Për ditën e sotme, temperatura pritet të shënojë sërish rritje duke thyer në këtë mënyrë në shumë zona rekordin kombëtar’’, bën të ditur Meteo Francë, rekord që daton në 13 gusht në 2003 me 44,1 gradë Celsius që u regjistrua në Gard (Jug).