Ballina Aktualitet Lajme Analistët: Përgjimet e vitit 2015 ulën BDI-në në 10 deputetë, në zgjedhjet...

Analistët: Përgjimet e vitit 2015 ulën BDI-në në 10 deputetë, në zgjedhjet e ardhshme, në 5-së

Anketa më e re që sot u publikua në opinionin publik e realizuar nga M-PROSPEKT tregon se në kampin politik shqiptarë Aleanca për Shqiptarët është pothuajse e barabartë me partinë shqiptare në pushtet BDI-në, ku dallimi nuk është sa 1 për qind.

Për BDI-në do të kishin votuar 5,1%, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët 4,2%, për Lëvizjen Besa 2,1% të qytetarëve. Nga kjo shihet qartë se nëse ASH dhe Lëvizja BESA do të bënin koalicion së bashku në zgjedhjet e ardhshme, ata do ta mundnin BDI-në pa asnjë dilemë. Këtë qëndrim e kanë edhe analistët politik ku shprehen se nëse opozita do të kishte qenë e bashkuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, sot nuk do të kishim biseduar për BDI-në. Por ata ende janë të qëndrimit se nëse opozita shfrytëzon këtë moment dhe i bashkojnë forcat e tyre atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta mundnin Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Realisht ka dy momente për të analizuar në këto anketa duke bazuar edhe në gjendjen faktike. Elektorati shqiptarë në përgjithësi nëse analizohet pak me detajisht nga pavarësia deri në ditët e sotme, rroli i funksionit të partive politike shqiptare do të shihet se në shumicën e rasteve është pika e parë që duhet të bashkohen në çështje të caktuara të interesit qoftë të brendshëm ose të jashtëm. Pjesa e dytë, tani elektorati duke e ditur BDI-në, të arritura, dështimet, sikur kanë një lloj monotonie nga këto figura, nga këto veprime dhe është një e metë e partive politike shqiptare që nuk bëjnë ndryshime, ju shihni ministrat vetëm i ndryshojnë dikasteret e tyre. Mirëpo edhe opozita nuk e ka dëshmuar fuqinë e saj për sa i përket përfitimit të dobësive të BDI-së. Po të ishte e bashkuar opozita shqiptare në zgjedhjet e fundit, ne sot nuk do të diskutonim për BDI-në. Opozita duhet ti shfrytëzon këto raste dhe elektorati më shumë do ti votonte”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Bashkim Selmani.

Nga ana tjetër, analisti politik, Selim Ibraimi thotë se ka një perceptim të ri për BDI tani e sidomos pas shpërndarjes së bombave të reja ku shihet qartë se si krerët e BDI kanë qeverisur mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij tanimë opozita e ka rrugën çelë, vetëm duhen veprime konkrete për ta mundur BDI-në. Ibraimi madje thotë se votuesit shqiptarë janë në zhgënjim të madh nga BDI, sidomos krahu i luftës.

“Vala e parë e përgjimeve të vitit 2015 ua uli numrin e deputetëve deri në 10 ,por për arsye të politikës ditore LSDM-ja e shpëtoi BDI-në nga rënia e rejtingut duke e ofruar atë rreth vetes. Komuniteti ndërkombëtar për shkak të stabilitetit i mbylli sytë para qeverisë më një partner të vjetër të VMRO-së. Megjithatë BDI ka një numër të caktuar votuesish që vijnë nga administrata por kjo nuk i siguron fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Opozita e ka rrugën çelë tani, vetëm duhen veprime konkrete opozitare në terren dhe mbështetje të jashtme. Votuesit shqiptarë kanë një zhgënjim të madh nga qeverisja e BDI -së, krahu i luftës që erdhën në pushtet në vitin 2002 me pretendime se po e ndryshojnë statusin juridik të shqiptarëve. Koha tregoi se ardhmëria e tyre është zhdukur po nga këta politikanë “patriotë” që sot vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Pa ndryshime serioze tek politika shqiptare Maqedonia Veriore do ta ketë vështirë rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews