Në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:00, para objektit hotelerik në rrugën “11 tetori” në Kërçovë, është prishur rendi dhe qetësia publike gjatë su*lmit të tre personave ndaj A.E. nga fshati Zajas.
Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.
Dje pasdite rreth orës 15:40 R.K. 60-vjeçar nga Kërçova ka paraqitur se në fshatin Serbijan, fizikisht është su*lmuar nga B.O. 55-vjeçar. Kundër tij është ngritur kall*ëzim penal sipas Ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publike.