Moti i keq ka përfshirë sot vendin pas mesdite. Situata ka qenë më kritike në veri dhe mijëra pushues që po relaksoheshin në bregdetin shqiptar janë rrez-ikuar.
Stuhi, valë të mëdha të detit, e dallgë kanë shpërthyer në det, ndërsa turistët ishin në plazh.
I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë.
E një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën. Vrojtuesi Eldi Hasani, ish portier i ekipeve zinxhir te akademise Vllaznia, ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore.
Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa riu shqiptar sapo mori epitetin hero.