Ballina Kronika Pesë shqiptarë vihen pas hekurave në Itali

Pesë shqiptarë vihen pas hekurave në Itali

Pesë shqiptarë kanë rënë në pra-nga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi aku-zohen se janë pjesë e një grupi të rrezi-kshëm kri-minal që merrej me gra-bitjen e banesave.

“Vetëm të vd-ekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë prec-edentë të mëparshëm pe-nal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Sipas karabinierëve, njëri nga grab-itësit në momentin e operacionit u mundua të arr-atisej. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar 3 policë, ndërkohë që anëtarët e ban-dës nuk pësuan asnjë plagë.

Shqiptarët për policinë italiane ishin shumë të rrez-ikshëm. Ata kryenin grab-itje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës. Një prej drejtuesve të policisë franceze, Nino De Santis, ka treguar se vodh-ën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte.

Nga përgjimet është zbuluar se për të nënkuptuar arin thoshin fjalën “pikë”. Gjithashtu kapja e tyre ishte shumë e vështirë. Kjo pasi për një kohë të shkurtër ndërruan 5 makina, ndërsa punët nuk i kryenin gjatë orëve të vona të natës, por mbrëmjeve.

Bazën grupi i grab-itësve e kishte në një apartament në Isolotto. Ndërkohë në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përp-lasjes një makinë karabinierësh ose se kishin gra-bitje prej “200 pikësh”./ABC



@tn.lajmelokale
@tetovanews