Në Belgjikë është shënuar rekord i ri i temperaturave këtë të mërkurë, teksa e gjithë Evropa Perëndimore është duke u përballur me motin e nxehtë.
Qyteti, Kleine Brogel në provincën Limburg ka shënuar 38.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të regjistruar më 1947. Një tren është prishur si pasojë e nxehtësisë ekstreme, duke bllokuar me orë të tëra udhëtarët.
Temperatura rekorde kanë qenë gati për t’u regjistruar edhe në Holandë, ndërkohë që në Francë i nxehti ekstrem ka shkaktuar 5 viktima. Temperatura më e lartë e regjistruar në Paris, 40.4, gradë Celsius më 1947, pritet të tejkalohet ditën e enjte.
Luksemburgu po ashtu është nën alarm të kuq në jug të shtetit dhe kryeqytet, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë Celsius të enjten. Muajin e kaluar, Franca ka shënuar temperaturën më të lartë ndonjëherë, 46 gradë Celsius./ Opinion.al