Miliarderi Jeffrey Epstein firmosi testamentin e tij dy ditë para se të vetëv^arej në bu^rgun e Manhattanit.
Avokatët e Epsteinit, Darren K. Indyke dhe Richard D. Kahn, u emëruan si ekzekutivë kryesorë të pasurive dhe pritet të marrin nga 250,000 dollarë të pasurisë 577 milion dollarë për përpjekjet e tyre.
Por dokumenti tregon se Epstein gjithashtu futi edhe një tjetër person në testament, në rast se Indyke dhe Kahn nuk mund të kryejnë detyrat e tyre: Boris Nikoliç, një imunolog dhe sipërmarrës bioteknologjik.
Thuhet se Nikoliç “u tro^ndit” kur mësoi se ishte i listuar në testament.
Sipas testamentit, e gjithë pasuria personale e Epsteinit duhet të shkojë tek besimtarët e një entiteti mist^erioz të quajtur Trusti i 1953.
“Unë nuk u këshillova për këto çështje dhe nuk kam qëllim t’i përmbush këto detyra,” tha ai në një deklaratë për Bloomberg.
Epstein vr^au veten në qe^li në 10 gusht, pasi po qëndronte në pritje të nisjes së gjy^qit kundër tij.
Financieri i suksesshëm aku^zohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte josh^ur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mit^ura, dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdh^ënie sek^suale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm.