Një sasi ko*kaine me vlerë gati 1 miliardë euro është kapur në Hamburg e cila ishte e vendosur në 211 çanta sportive. Zyrtarët kon*fiskuan rreth 5 tonë ko*kainë në një anije transporti në Hamburg, Gjermaninë veriore, me një vlerë prej gati 1 miliardë euro.
Dr*oga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar në dërgesën më të madhe të kok*ainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.
Më shumë se 4,200 pako të vendosura në 211 çanta sporti po kalonin nga Montevideo në Uruguaj, përmes Hamburgut, në Antwerp, Belgjikë.
Kok*aina tashmë është shkatë*rruar nën fshehtësi dhe masa të rre*pta sigurie.
Porti në fjalë është më i madhi në Gjermani dhe i treti në Evropë. Shpesh për të i referohen edhe si “porta drejt Botës”, pasi tregtia aty ka qenë gjithmonë shumë e zhvilluar.
Raporti i BE-së zbuloi se Roterdam ishte pika kryesore e hyrjes për kontraba*ndistët e drogës, por që edhe në Hamburg tra*fiku ishte në rritje.
Vitet e fundit dërgesat e kok*ainës janë zbuluar në shumë raste, por rasti i së premtes ishte një sasi e paparë.
Vetëm vitin e kaluar, autoritetet e policisë së Hamburgut shkatërruan dro*gë me një vlerë prej 520 milion € (592 milion dollarë).
Gjermania është bërë famë*keqe tashmë për përdorimin e dr*ogës. Në mars të këtij viti ajo zinte vendin e parë në studimin për mbarë Evropën për përdorim të amfet*aminës pas ekzaminimit të ujërave të zeza të vendit.