Një cisternë me naftë është vetëaksidentuar në magjistralen Hani i Elezit në Kaçanik.
Siç shihet në këto pamje, kabina e shoferit të cisternës ka dalë jashtë rrugës, duke rrezikuar të bie tërësisht poshtë magjistrales.
Sipas një dëshmitari, të lënduar nga ky vetaksident nuk ka, duke shtuar se për shkak të motit të lig, kamioni edhe ka rrëshqitur.
Në vend të ngjarjes, menjëherë kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Hanit të Elezit, të cilët po merren me rrethanat e rastit.