Ballina Aktualitet Lajme Zaevi e përshendeti nismën për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn

Zaevi e përshendeti nismën për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn

Për t’u përshëndetur është nisma e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Odës Ekonomike dhe Këshillit për Etikë në Media për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn me të cilin do t’ia bëjë të ditur opinionit se cilat portale i përmbushin kriteret që të jenë media, por edhe cilat janë ato të cilat i përmbahen kodeksit gazetaresk gjatë punës së tyre dhe kanë pronësi dhe impresum transparent, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, për t’u përshëndetur është secila nismë e cila kontribuon që të bëhet dallim i qartë midis kritikës gazetareske dhe gënjeshtrës.

“Duhet të gjithë ne si qytetarë të bëjmë dallim midis kritikës e cila është aleat dhe gënjeshtrës e cila është armik i shoqërisë tonë demokratike. Gazetaria kritike është në bazën e një shoqërie demokratike dhe transparente. Kritika është e dobishme, ndërsa kritika konstruktive kontribuon ndaj përparimit dhe zhvillimit të shoqërisë në të gjitha fushat e saj. Për këtë manipulimi dhe gënjeshtra duhet të përballen me rezistencë. Gënjeshtra bën dëm, ndërsa manipuluesit i dëmtojnë edhe proceset e shëndosha demokratike. Edhe më shumë, është dobësi dhe hipokrizi ata që në vazhdimësi prodhojnë dezinformata dhe lajme të rreme të fshihen pas lirisë së fjalës”, thekson Zaevi.

Ai e inkurajon fellën gazetareske, komunitetin mediatik, sa është e mundur më shpejtë t’i përcaktojë standardet të cilat qartë do t’i definojnë dallimet midis gazetarëve dhe mediave kritike dhe makinerive propaganduese për lajme të rreme. (koha.mk)

Artikulli paraprakNjë cisternë del nga autostrada në Han te Elezit, gati bie në humnerë
Artikulli tjetërGrubi kërkon veting për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët, ndërsa, BESA garanci se do të vazhdojnë lëndët e PSP-së