Ballina Bota Shpërthen vullkani në Itali, reja e madhe ngrihet mbi Siçilinë (VIDEO)

Shpërthen vullkani në Itali, reja e madhe ngrihet mbi Siçilinë (VIDEO)

Vullkani “Stromboli” i vendosur në brigjet e ishullit italian të Siçilisë, prodhoi një “zhurmë të fortë” teksa ka shpërthyer sot në orën 12.18 minuta, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Vullkani përbën të gjithë ishullin Stromboli. Në këtë ishull jetojnë vetëm 500 njerëz. Miëpo, ishulli është shumë i vizituar nga turistët e huaj. Siç raportojnë mediat italiane, nuk ka viktima dhe as dëmtime, mirëpo institucionet lokale kanë marrë masa, duke ndaluar vizitorët së paku për një ditë.

Sidoqoftë, ka flakë të tërbuara në anën e malit, kurse rrjedha piroklastike është derdhur në det. Një turist i quajtur Nicole Bremner shkroi në rrjetet sociale: “ne po pushonim, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm i Strambolit. “Ne ishim afër vullkanit. Fillimisht kishte shpërthime të vogla, por më pas ndodhën shpërthime të fuqishme dhe u larguam”.

Kryetari i Komunës së Liparit, në ishullin fqinj, Marco Giorganni citohet nga La Repubblica të ketë thënë: “Situata është nën kontroll, të gjithë kemi aktivizuar mbrojtjen civile. Maurizio Ripepe, nga Universiteti i Firencës, tha: “Ne jemi duke monitoruar situatën, është ende herët të mund të shohim se çfarë ka ndodhur”.

Stromboli është “një nga vullkanet më aktive” në botë, sipas geology.com, duke u mbiquajtur edhe “Drita e Mesdheut”. Vullkani ka qenë aktiv për 2000 vitet e fundit. Sidoqoftë, një shpërthim i madh në fillim të korrikut vrau një person.