Mbrëmë (18 gusht), rreth orës 22 është denoncuar se personi J.C. (28) nga Tetova, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sjellë në mënyrë agre^sive duke fyer dhe poshtëruar pjesëtarin e policisë, pasi që paraprakisht e ka parkuar gabimisht veturën e tij.
Personi në fjalë është privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.