Ballina Bota Zjarret në Spanjë, të pakontrollueshëm (VIDEO+FOTO)

Zjarret në Spanjë, të pakontrollueshëm (VIDEO+FOTO)

Spanja vazhdon të luftojë me flakët, ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie.

Zjarri ka rënë dy ditë më parë dhe përgjatë 50 orëve është përhapur me shpejtësi, duke djegur mbi 3 mijë hektarë tokë e cila ishte e mbjellur me prodhime bujqësore.

Si pasojë e zjarrit janë evakuar rreth 9000 persona, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar 700 zjarrfikës dhe 16 helikopterë e avionë.

Zjarri, përhapja e tëcilit ndihmohet nga i nxehti dhe erërat në disa zona shkon deri në 50 metra lartësi.

Epiqendra e zjarrit është parku natyror Tamadaba që shtrihet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO.

https://www.youtube.com/watch?v=32Z6kE4gvAs&feature=youtu.be