Presidenti Trump shkarkoi sot John R. Bolton, këshilltarin e tij të tretë të sigurisë kombëtare. Kjo si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje me atë se si duhet të menaxhohen sfidat kryesore të politikës së jashtme si Irani, Koreja e Veriut dhe Afganistani.
Z. Trump shkruajti në Twitter. “Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë sugjerime të tij dhe për këtë arsye i kërkova John-it dorëheqjen, të cilën e dha këtë mëngjes. Falënderoj shumë John-in për shërbimin e tij. Javën e ardhshme unë do të emëroj një Këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare “.
Largimi i tij vjen pasi Trump po ndjek bisedimet diplomatike me dy prej armiqve më të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, përpjekje që kanë trazuar administratën, si z. Bolton, i cili e shikon Korenë e Veriut dhe Iranin si “të pabesueshme”.