Sot është dita e fundit e merkatos dhe ekipet janë në negociatat e fundit për të përforcuar repartet. Mes lojtarëve që janë lakuar sa nga një skuadër në tjetrën, tashmë është janë edhe shqiptarët, apo ata që nuk luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë, por që kanë lindur atue ku flitet shqip.
Një prej tyre është edhe Shkodran Mustafi, që deri pak më parë ishte në ekipin e Arsenalit, por mesa duket pamundësia për të qenë titullar e bëri të jetë në kërkim të një destinacioni tjetër.
Dhe as më pak e as më shumë, por thuhet se Shkodran Mustafi do të jetë tek Juventus, duke qenë se ekipi bardhezi ka shprehur interes për të. Në fakt Juventus ishte prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi për shkak të moshës së veteranit Giorgio Chiellini.
Por përvecc kësaj, Chiellini ka pësuar edhe një dëmtim të rëndë, duke e lënë për disa kohë jashtë fushave të gjelbra. Medhi Benatia, Dejan Lovren and Jerome Boateng, konsiderohen si transferimet e mundshme në ditën e fundit të merkatos verore për Juven. Gazeta SHQIP