Një rast i ri i sul*mi ka ndodhur në Spitalin Klinik të Tetovës. Por, kësaj radhe, sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, një mjek, ka sul*muar fizi*kisht një 67 vjeçar nga fshati Brvenicë. Fjala është për personin me iniciale B.S.
Sipas informatave të televizionit Alsat, rasti ka ndodhur në repartin e kirurgjisë, ditë më parë, rreth orës 17 e 30 minuta. Sipas deklaratës së 67 vjeçarit B.S nga fshati Bervenicë, sul*mi fiz*ik ka ndodhur gjatë kontrollit mjekësor që ka pasur tek mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Deri tek shamata, sipas informatave të Aslat, ka ardhur pasi mjeku kujdestar i repartit, ka vërejtur se pacienti i lartpërmendur ka biseduar me telefon me ton të lartë, pas çka, sipas deklaratës së pacientit dhënë organeve të rendit, edhe është god*itur nga mjeku kujdestar.