Në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë viti i ri shkollor ka filluar me problemet e vjetra. Muri i shkollës është drejt rrëzimit ndërsa pullazi i dëmtuar pikon nëpër klasa. Problem përbën edhe kanalizimi fekal, ndërsa shpesh ndodh që, ujërat e zeza të kthehen nëpër tualetet e shkollës. Drejtuesit e shkollës thonë se për situatën është e njoftuar Ministria e Arsimit, por akoma nuk ka përgjigje konkrete për masat që do të ndërmerren.
Në lidhje me investimet kapitale është bërë ekspertiza për dëmet e shkollës. E njëjta është dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ku, ende nuk kemi përgjigje. Mund të pritet sivjet të ketë intervenime në shkollë, por, gjithsesi varet nga përgjigja e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës”.- theksoi Shkëndije Huseini, Drejtoreshë e SH.M. Mjekësisë, “Nikolla Shtejn”
Nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, për Alsat thonë se lënda është në procedurë e sipër dhe së shpejti do të ketë përgjigje. Ndërhyrje në këtë objekt nuk janë bërë as nga Komuna e Tetovës. Drejtuesi i sektorit për arsim në këtë komunë Ahmed Qazimi, thekson se komuna nuk posedon dokumentacion për ndërtimin e këtij objekti, pasi në kohën kur është ndërtuar objekti, e njëjta është menaxhuar nga Ministria përkatëse.
Komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund të bëjmë edhe intervenime duke mos e pasur dokumentacionin komplet. E njëjta është edhe në shkollën fillore në Xhepçishtë”.- u shpreh Ahmed Qazimi, Përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës
https://www.youtube.com/watch?v=e7bP3qqJTFs
Shkolla e mesme e mjekësisë, nuk është shkolla e vetme në Tetovë, që vitin e ri shkollor e fillon me probleme të vjetra dhe të pazgjidhura. Një fat të tillë, kanë edhe Shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë, mos ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël dhe Sellcë, si dhe shkolla fillore në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës.
https://www.youtube.com/watch?v=4nS87aTNprQ
https://www.youtube.com/watch?v=MSk2vyD4j7M