Ballina Kronika Vihet pas hekurave 47-vjeçari nga Tetova

Vihet pas hekurave 47-vjeçari nga Tetova

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, sot (20 shtator), rreth orës 06.00, kanë pri*vuar nga liria 47- vjeçarin N.E. nga Tetova.

Gjatë bast*isjes, e cila është realizuar me urdhër të gjyk*atësit, në shtëpinë e tij është gjetur her*oinë, me ç’rast është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kun*dër tij do të inicohet pa*di adekuate.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/TzWd0I9oQXw

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

Sot (19 shtator) rreth orës 10 e 10 minuta, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar se në rrugën për në fshatin Sushicë të Gostivarit, në veturën ,,Fiat Doblo,, me targa të Gostivarit, gjendet në person i vd*ekur.
Në vendin e denoncuar menjëherë janë dërguar pjestarët e policisë, të cilët pa shenja jete në veturë e kanë gjetur 74-vjeçarin C.B. nga Gostivari.
Prokurori Publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar, kanë kryer inspektimin në vendin e ngjerjes, kurse trupi i pa jetë i personit C.B. në të cilin nuk ka pasur shenja dhune, është dorëzuar për autopsi.

Dje (18-shtator) rreth orës 22 e 45 minuta, në Stacionin policorë Tetovë, është arr*estuar 36-vjeçari T.M. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për arsye se rreth orës 20.00, ka drejtuar kë*rcënime ndaj bashkëshortes së tij N.M. 34-vjeçe, dhe vajzës së tyre mino*rene.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të ratit.

Mbrëmë (18-shtator) rreth orës 22 e 15 minuta, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se gjysëm ore më herët, në fshatin Banjicë e Poshtme një vajzë 13-vjeçare është rrëz*uar nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
Gjatë rënies në pjesën e gjelbëruar të oborrit, vajza ka pësuar lëndime trupore, kështu që me anë të autoambulancës, është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, dhe pasi që ka marrë ndihmën mjekësore, është transferuar në Kompleksin e klinikave ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Inspektimn në vendin e ngjarjes, e ka kryer ekipi nga Stacioni Policor-Gostivar, punohet në zbardhjen e rastit.

Në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, në fshatin Kamnjan të Tetovës, mbrëmë (18-shtator) rreth orës 23 e 40 minuta, vetura e tipit ,,BMW,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari M.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka devijuar nga rruga.
Vozitësi dhe dy shoqëruesit nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë të moshave 17 dhe 18-vjeçe, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut rrethanave dhe detaje tjera të këtij aksidenti në trafik.

Dje (18-shtator) rreth orës 16.00, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është denoncuar se është përhapur zjarr në një objekt hotelerik në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë.
Zjarri është përhapur duke kapluar kulmin e objektit, pronë e 54-vjeçarit E.K. nga Tetova, ku gjithashtu janë dëmtuar edhe dy hapësira tjera në objekt.
Nuk ka pasur persona të lënduar dhe me intervenim të Njësitit territoial kundër zjarrit, zjarri është lokalizuar në tërësi.

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, pardje (17-shtator) rreth orës 13.00, në rrugën malore në mes të fshatrave Dëbërcë dhe Leshnicë e Epërme të Tetovës, kanë ndaluar veturëm ,,Mitcubishi pajero,, pa targa të regjistrimit, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari C.A. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ka transportuar dru për ngrohje, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm. I njëjti është privuar nga liria dhe mbajtur në Njësinë policore Grupçin, kurse vetura dhe drunjtë me vërtetim janë dorëzuar në Policinë Malore për procedurë të mëtutjeshme.

Pardjje (17-shtator) rreth orës 15.00, në atarin e fshatit Banjicë e Epërme, Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, në bashkveprim me përfaqsuesit e Ndërmarjes publike ,,Pyjet nacionale,, dhe Policia malore, kanë ndaluar personat A.I. (47), A.Q. (43), M.S. (47) dhe K.B. (51), të gjithë nga ky fshat, të cilët në traktor kanë patir të ngarkuar dru për ngrohje, për të cilat nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumentacioni.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, katër personat nga Banjice e Epërme, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kurse traktori i ngarkuar me dru, janë dorëzuar Policisë malore.

Në udhëkryqin në mes të rrugës regjionale Tetovë- Vollkovi, me rrugën lokale për në fshatin Sedllarcë e Poshtme, pardje (17-shtator) rreth orës 09 e 30 minuta, vetura e tipit ,,Folkcvagen Polo,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 70-vjeçari T.G. nga Gostivari, ka aksidentuar biçikletën ,,Trek,, të cilën e ka drejtuar 35-vjeçari Z.R. nga Tetova.
Çiklisti i lënduar, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjeksore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.

Gjatë aktiviteteve kontrolluese në komunikacion, të cilat janë realizuar dje (17-shtator), në rajonin më të gjërë të Tetovës, janë zbuluar gjithsej 91 shkelje, nga të cilat gati se gjysma (40) janë për tejkalim të shpejtësis së lejuar maksimale.
Krahas këtyre, janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar edhe 28 veturat gabim të parkuara, 7 personat të cilët kanë drejtuar veturat para se të kalojnë provimin për patent shoferi si dhe shkelje tjera.
Shkeljet e konstatuara janë rrumbullaksuar me 19 fletpagesa për kundërvajtje, 62 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe me 10 vërejtje me shkrim.