Çiftet e huaj të pamartuar tani mund të flenë bashkë në një dhomë hoteli në Arabinë Saudite.
Ndryshimi është pjesë e rishikimit të regjimit të vizave që ka ndërmarrë Mbretëria myslimane konservatore.
Femrat gjithashtu do të lejohen të qëndrojnë vetëm në dhomat e hotelit. Më parë, çiftet duhet të vërtetonin se ishin të martuar për të marrë një dhomë hoteli.
Qeveria ka vendosur të lehtësojë kushtet e turizmit në përpjekje për të diversifikuar ekonominë dhe shtuar numrin e vizitorëve që vijnë në vend jo vetëm për të parë objektet e kultit.
Rregullat e reja gjithashtu lejojnë femrat e huaja me vizë turistike që të mos mbulohen plotësisht, por gjithsesi pritet që të vishen me modesti.
Nga ana tjetër alkooli vazhdon të jetë i ndaluar.
Që pas lejimit të fermave për të ngarë makinën, ky shihet si ndryshimi më i madh që ka miratuar qeveria e re, nën drejtimin e Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.