Jeff Bezos, mesa duket do të dorëzojë ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë, pas një rënie të papritur të fitimeve të kompanisë së tij, Amazon.
Nëse gjigandi online i tregtimit, Amazon, do të vijojë me këto ritme rënien e saj deri në fund të mbrëmjes, atëherë Bezos do të humbasë rreth 7 bilion dollarë nga pasuria e tij.
Ai është investitori më i madh i firmës me 58 milion aksione me vlerë rreth 96 bilionë dollarë.
Kompania e blerjeve në internet, zbuloi të enjten se fitimet kishin rënë në 2.1 bilionë dollarë, gjatë tre mujorit të tretë të vitit, duke shënuar kështu dhe rënien e parë të tyre në më shumë se dy vjet.
‘Amazon’ theksoi gjithashtu, se fitimet me shumë probabilitet do të vazhdojnë të bien edhe në tremujorin e katërt, pasi planifikon të shpenzojë rreth 1.5 miliardë dollarë për transportin ditor, pothuajse dyfishin e shumës që shpenzoi në tre mujorin paraardhës.
Kjo rënie e papritur e çmimeve të aksioneve, të Amazon, nënkupton se themeluesi i Microsoft, Bill Gates do të ngjitet sërish në fron, duke e kapërcyer edhe një herë Jeff Bezos si personin më të pasur në botë, pasi e humbi këtë titull vitin e kaluar.