Ballina Bota BOLIVI – Morales fiton zgjedhjet presidenciale

BOLIVI – Morales fiton zgjedhjet presidenciale

Presidenti bolivian, Evo Morales, ka fituar një mandat të katërt në raundin e parë të zgjedhjeve, me 99,97% të votave të numëruara, sipas rezultateve zyrtare.

Morales, fitoi 47,07% të votave kundër 36,51% të kundërshtarit të tij të qendrës së djathtë, Carlos Mesa.

Kjo diferencë e vogël i dha epërsinë prej 10 pikësh për të shmangur raundin e dytë të votimeve.

Në vend ka pasur protesta katërditore që akuzonin qeverinë se po manipulonte rezultatet.

Morales mohoi akuzat dhe u bëri thirrje njerëzve që të paraqesin prova./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews