Banorët e Barcelonës kanë dalë sot përsëri në protesta në mbrojtje të të drejtës se vetëvendosjes teksa me sloganin ‘Mobilizohemi për lirinë”, denoncuan shtypjen e Spanjës dhe shkeljen e të drejtave të tyre.
Pas dhënies së dënimeve të rënda për organizatorët e referendumit katalanas javës që shkoi protesta janë zhvilluar çdo ditë në shumë qytete e qyteza të Katalonjës.
Rreth 100 organizata të shoqërisë civile, sindikatave të punës, ente politike dhe grupe profesionale kanë bërë thirrje për protestën e sotme që nisi në ora 17.00.
https://youtu.be/V5t2AYfW8QU