Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se francezët nuk do ta kuptonin faktin nëse KE vendoste që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat për në BE, duke marrë shkas nga kërkesat e shqiptarëve për azil. Nga Këshilli Europian, Macron deklaroi se ndonëse kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev kanë bërë punën e tyre, kjo nuk mjafton sipas tij.
Ai tha se shumë vende janë shprehur kundër “PO”-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se; ‘nuk duhet të gënjejmë veten’.
“Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çëshja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, pasi ka probleme në disa vende. Janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen. Nuk është e lehtë që të gjendet edhe marrëveshje me Britaninë, sa i takon çështjes së BREXIT. Sa i takon zgjerimit, dëgjova kolegët e mi dje, diskutuam shumë sa i përket kësaj çështje. Kam bërë thirrje për koherencë. Nëse nuk ka funksionuar më parë, si mund të funksionoi, ndaj duhet të vijojmë me procesin e reformimit, që t’i hapim rrugën edhe vendeve të tjera.
Duhet të ketë koordinim. Na duhet më shumë fuqi, koherencë dhe muskuj. Na duhet më shumë solidaritet në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel. Ndaj kam shprehur atë që nuk bie dakord. Duhet të jemi të hapur për diskutime sa i takon zgjerimit. Por duhet reformim. Ka pasur disa vende, të cilat ishin kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përpjekjet e dy vendeve, Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten. Kemi nevojë për progres për proceset tona, pastaj të vijojmë me zgjerimin. Le të mos gabojmë. Pas momentin që hapen negociatat, ka çështje të tjera që duhen diskutuar. Duhet të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë që t’i ndihmojnë popujt e këtyre dy vendeve. Si mund të aprovohet nga PE ndërkohë që ka pasur kritika të shumta?! Ka pasur anëtar që kanë kundërshtuar qëndrimin tuaj”, tha Macron.