Ballina Aktualitet Shqipëri Do të ketë pasgoditje të forta tërmeti? Flet sizmiologu Ormeni

Do të ketë pasgoditje të forta tërmeti? Flet sizmiologu Ormeni

Sizmiologu Rrapo Ormeni në studion e “Byro politike’ me Juli Xhokaxhi ka sqaruar nëse do të ketë të tjera pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm.

Sipas sizmiologut pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë të dallueshme si ajo e pasdites së sotme.

“Pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë të dallueshme, nuk mund ta përcaktojmë dot sa është por do jetë më e vogël sa goditja e parë”, tha ai.

I pyetur se sa gjasë ka përsëritja e goditjes së ngjashme me goditjen e fortë të parë, Ormeni tha: “Përderisa themi se është një goditje kryesore eleminohet kjo, duke ditur se çfarë ndodh në brendësi të tokës nuk arrihet të parashikohet. Me gjithë këto metoda nuk është arritur të nxirret se çfarë po gatuhet brenda.

Nuk mund të arrihet me gjithë këto metoda që të parashikohet a do të ndodhë një goditje. Kur kanë qenë goditje të mëdha janë përsëritur, këto me 5-6 e kanë 50 vjet, ajo me 7.1 është 1000 vjet, 7.2 2000 vjet e kështu me radhë”./abcnews.al