Ekonomia botërore, e dëmtuar nga tensionet që kanë pasur ndikimin e tyre në tregtinë ndërkombëtare dhe kanë rritur pasigurinë, pritet të ketë rritje më të ngadaltë në pesë vitet e ardhshme.
Sipas një analize të FMN-së, shkalla e rritjes së ekonomisë kineze pritet të vijojë ngadalësimin, dhe do të mbetet një nxitës më i vogël për rritjen globale të PBB-së në terma afatshkurtër. Përqindja e Kinës (ekonomia më e madhe) në rritjen globale të PBB-së pritet të bjerë nga 32.7% në 2018-2019, në 28.3% deri në vitin 2024 – një ulje prej 4,4 pikë përqindje.
Rritja e dobët globale, që pritet të bjerë në 3% këtë vit dhe më e ngadalta që nga kriza globale financiare, do të prekë 90% të botës, sipas një vlerësimi të publikuar gjatë kësaj jave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por cilat ekonomi do të kenë peshën kryesore dhe nga do të vijë rritja globale në pesë vitet e ardhshmë? Bloomberg ka bërë një analizë më të thelluar duke u mbështetur në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ekonomia amerikane pritet të vijojë të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rritjes së ekonomisë botërore. Megjithatë, ajo do të bjerë në vendin e tretë, pas Indisë. Rritja e ekonomisë amerikane parashikohet të bjerë nga 13.8% në 9.2% deri në vitin 2024, ndërsa ajo e Indisë parashikohet të shkojë në 15.5%, duke eklipsuar kështu SHBA-të gjatë 5-vjeçarit të ardhshëm.
Indonezia do të mbetet në vendin e katërt, pasi ekonomia e saj pritet të ketë një rritje rritje prej 3.7% në 2024, një rënie e lehtë nga 3.9% që është aktualisht.
Potenciali i Britanisë së Madhe do të zbehet, në një kohë që Brexit nis të konkretizohet. Ekonomia britanike, nga e nënta si një pjesë e rritjes botërore në vitin 2019, do të bjerë në vendin e 13-të.
Megjithëse rritja e PBB-së botërore i atribuohet Rusisë, aktualisht qëndron në 2% dhe pritet të mos ndryshojë në pesë vjet, ky vend ka të ngjarë ta spostojë Japoninë nga pozicioni i pestë në listën e kontribuuesve më të mëdhenj në ekonominë botërore. Japonia do të bjerë në vendin e nëntë deri në vitin 2024. Brazili parashikohet të ngrihet nga vendi i 11-të në atë të 6-të. Përqindja e rritjes së Gjermanisë pritet të mbetet në 1.6, duke u renditur e 7-a në listë.
Sipas FMN-në, motorët e rinj të rritjes në mesin e 20 vendeve të para në pesë vitet e ardhshme do të përfshijnë Turqinë, Meksikën, Pakistanin dhe Arabinë Saudite, ndërsa Spanja, Polonia, Kanadaja dhe Vietnami dalin nga 20-shja e parë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli