Venecia po përmbytet nga batica e dytë më e madhe në historinë e saj, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro teksa autoritetet përpiqen të kufizojnë sa munden dëmet.
Batica e të martës arriti në 187cm në ora 10.50 të darkës, pak nën rekordin prej 194cm të vendosur në 1966. Brugnaro paralajmëroi se dëmet do të lënë “gjurmë të përhershme” .
“Situata është dra*matike. Kemi kërkuar ndihmë nga qeveria,” tha Brugnaro në komentet e ngjashme me ato të guvernatorit të rajonit, Luca Zaia, i cili tha se Venecia përballet me përmbytje “apokaliptike”.
“80% e qytetit është nën ujë. Dëme të pallogaritshme janë shkaktuar,” tha ai.
https://youtu.be/c-QRhJ9tT0s