Zëri i Amerikës ka përcjellë këtë të premte disa nga pamjet e Durrësit si dhe disa përjetime të qytetarëve të qytetit, që e tregojnë më së miri gjendjen psikologjike në të cilën ndodhen veçanërisht qytetarët e Durrësit.
Kanë kaluar mëse 3 ditë nga tërmeti vrastar, dhe shenjat e lëkundjeve i gjen kudo. Në banesa gjysëm të shkatërruara, apo edhe në pallate që mezi qëndrojnë në këmbë.
“Jemi shumë të tensionuar, shkojmë hamë buke dhe na dridhet luga… deri këtu kemi arrit”, tha një banor i Durrësit.
“Në momentin që ra tërmeti nuk kam qenë i frikësuar, më mbrapa kur kam dalë jashtë dhe kam parë tmerrin, aty jam tmerruar. Në këto momente që po flas, ende nuk jam mirë… kur kam parë gjithë atë skëterrë, ato jetë njerëzish që kanë humbur, është e pabesueshme.”-thotë një tjetër banor teksa përlotet.
https://youtu.be/Qe5inSPCzuI