Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Banorët kanë dalë nga shtëpia për shkak të frikës së një lëkundjeje të dytë.
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari kërkon urgjentisht të shpallet gjendja emergjencës.
Braimllari shkruan:
“Korça preket serisht nga termetet e fuqishme dhe instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Sot duhet te ishin ne gadishmeri te gjitha instuticionet shteterore dhe duhet te kishin nxjerre mesime nga termet e disa muajve me pare. Qytetaret po perballen me nje qeveri propagande e cila eshte kthyer ne qeveri statistikash dhe jo sherbimi ndaj qytetareve.
Duhet urgjentisht te shpallet e gjendja emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare.”