Ajo që dukej e pamundur të realizohej brenda 6 muajsh ndodhi në më pak se 48 orë.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, kreu i partisë socialiste, dhe njëherësh presidenti aktual Pedro Sanchez ka arritur marrëveshje me kreun e Podemos, Pablo Iglesias.
Sipas të njëjtave raportime dy krerët e partive kanë arritur marrëveshje paraprake për të formuar një qeveri të “koalicionit përparimtar”.
Ato u takuan në kongres dhe nënshkruan një dokument që mbetet për tu përcaktuar ende në detaje.
Partia Socialiste me në krye Pedro Sanchez fitoi zgjedhjet elektorale të së dielës por pa mundur të sigurojë shumicën për qeverisje.
Të majtët morën 120 vende në parlament, të ndjekur nga konservatorët me 88 mandate dhe ekstremi i djathtë me 52 apo dyfishi i mandateve të siguruara në zgjedhjet e parakohshme të muajit prill.
Parlamenti i ri spanjoll do të mblidhet në fillimin e dhjetorit me përfaqësimin e 16 partive politike.(Oranews)