Lazim Destani, aktivisti i njohur dhe pronari i kompanisë “Ecolog” ka mbajtur sot fjalim me rastin e 25 vjetorit të themelimit të UT-së në kuadër të ceremonisë së përurimit të shtatores së themeluesit dhe rektorit të parë të UT-së si dhe “Flakadanit të kujtesës”, dhe ndryshimit e plotësimit të emrit të këtij Universiteti. Ai konsiderohet si iniciator për ndryshimin e emrit të universitetit, por edhe donator për monumentet e ngritura në këtë përvjetor. Ja fjalimi i plotë:
Jam i lumtur që sot, kur po shënohet ky përvjetor jubilar i Universitetit të Tetovës, gjendem mes shumë miqve e dashamirësve të arsimit shqip.
https://youtu.be/2OfK2sIvQqc
Me këtë rast, do të doja të falënderoj rektorin Vullnet Ameti, stafin e nderuar akademik si dhe Senatin e Universitetit të Tetovës, që i mirëpritën si dhuratë këto dy vepra arti, Flakadanin dhe këtë Shtatore. Ndërsa një falënderim të veçantë dua t’ju shpreh për miratimin e propozimit tim që tash e tutje ky universitet ta mbajë emrin Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”. Përgjatë këtij çerekshekulli Universiteti i Tetovës është gjendur përballë sfidave shumë të vështira por ka qenë më i fuqishëm ideali, vullneti dhe vendosmëria e gjithë atyre që e mbështetën këtë vatër të dijes. Ishte rinia studentore, profesorët dhe popullata e kësaj ane që i dhanë mbështetjen e fuqishme iniciatorëve të këtij projekti, intelektualëve të guximshëm me në krye profesorin Fadil Sulejmani – Rektori i parë dhe historik i Universitetit të Tetovës. Rezultatet dhe sukseset që gjatë këtyre 25 viteve i ka arritur ky universitet janë evidente, janë të dukshme, por zhvillimi dhe rritja e universiteteve nuk kanë mbarim. Andaj, le të vazhdojmë ta mbështetim e ta rritim këtë tempull të dijes duke e mbajtur përkrah universiteteve më të mira të rajonit e më gjerë. Ngritja dhe përparimi i arsimit nënkupton ngritjen, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e gjithanshëm të një shoqërie. Sot, kur para godinës së këtij universiteti në mënyrë madhështore po përurohet Shtatorja e themeluesit dhe rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, profesorit Fadil Sulejmani, kam një ndjenjë të veçantë kënaqësie, një përmbushje shpirtërore, pasi me këtë akt ne nderojmë figurën më meritore për themelimin e Universitetit të Tetovës. Me këtë akt, krahas nderimit që i bëhet kësaj figure, ne nderojmë breza të tërë mësuesish e profesorësh të këtyre anëve të cilët, me punë e sakrifica të pashembullta, gjithë jetën e tyre ia kushtuan arsimit shqip. Janë të shumtë intelektualët patriotë të cilët brez pas brezi ngritjen e një Universiteti Shqip në këto anë, e kishin ideal të tyre, e kishin ëndrrën e tyre më të madhe. Me këtë rast, do të doja të falënderoj rektorin Vullnet Ameti, stafin e nderuar akademik si dhe Senatin e Universitetit të Tetovës, që i mirëpritën si dhuratë këto dy vepra arti, Flakadanin dhe këtë Shtatore. Ndërsa një falënderim të veçantë dua t’ju shpreh për miratimin e propozimit tim që tash e tutje ky universitet ta mbajë emrin Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”. Gëzuar 25 përvjetori! Uroj këtë universitet, tashmë me emrin e tij të ri, Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”, përvjetorët e ardhshëm ta gjejnë gjithnjë e më të përparuar!