Ballina Aktualitet Akademiku Mark Marku: Nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin...

Akademiku Mark Marku: Nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin e lehjes së qenve

Pedagogu Mark Marku u shpreh në Komisionin e Medias kundër paketës “Anti shpifje” të propozuar nga qeveria.

Marku tha se me këtë paketë qeveria po synon të cënojë hapësirën e mediave të reja.

Më tej akademiku Mark Marku tha se nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin e lehjes së qenve.

“A kemi ne objektiva për të shkuar në Europë, me këtë ligj nuk shkojmë në Europë. Kryeministri gjithmonë ka tentuar të shtypë median.

Meqënëse propagnada e vet i ka dështuar sepse ka bërë 6 vjet propagandë të dështuar, kjo propagandë funksionon vetëm në sisteme diktatoriale, vetëm një zë i lirë e shkatërron të gjithë propagandën dhe ky ligj këtë synon të shtypë edhe zërin e lirë që ka mbetur.

Tani qeveria po synon të cënojë hapësiën e mediave të reja përmes kërcënimit, arroganca që përforcohet kundër kundërshtatrit mund të kthehet edhe kundër atyrë që sot mbështesin kryeministrin.

Ky ligj është për të promovuar markën Rama dhe nëse nuk e promovojmë atëherë ai kërcënon se do të na fusi në burg.

Ky ligj është kërcënim për lirinë e medias, bëj thirrje për të bojkutuar këtë ligj. Nesër Rama ka për të bërë ligj për ndalimin e lehjes së qenve.

Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon.”, tha Marku. (TemA)

https://youtu.be/UEEYT3W1Moo

https://youtu.be/mysxz5uT3B0