Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin, është arrestuar në aeroport.
Kondrashov është ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës, pasi u pa duke bërë regjistrime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi të tjera ushtarako policore.
Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledhë informacione të ndjeshme, që mund ta dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.
Kondrashov ka qenë autor i dokumentarit dedikuar presidentit rus, në të cilën është intervistuar vetë Putin bashkë me zyrtarët më të lartë rusë.