Ballina Aktualitet FR i Lëvizjes BESA në Tetovë sensibilizon nxënësit, prindërit dhe profesorët për...

FR i Lëvizjes BESA në Tetovë sensibilizon nxënësit, prindërit dhe profesorët për iniciativën e emërimit të shkollave të mesme në gjuhën shqipe (FOTO)

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA në Tetovë sot ka shpërndarë fletushka për sensibilizimin e nxënësve, prindërve dhe profesorëve për iniciativën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë për emërimin e shkollave të mesme në gjuhën shqipe. Ditën e sotme fletushkat janë shpërndarë tek Shkolla e Mesme Tekstile “Gjoce Stojçevski” e cila sipas iniciativës së BESËS duhet të emërohet “Hasan Tahsini”. Ditëve në vijim ky sensibilizim do të vazhdojë edhe nëpër qytet.

16.12.2019
Lëvizja BESA – Tetovë

@tn.lajmelokale
@tetovanews