Konservatorët kanë fituar një shumicë në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar. Çfarë do të thotë ky rezultat për Brexit?
Data e Brexitit – kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE – aktualisht është caktuar të jetë data 31 Janar 2020. Kryeministri Boris Johnson ra dakord për një marrëveshje me BE, por ende duhet të kalojë edhe njëherë nga Parlamenti.
Me një shumicë të madhe të votave që kanë konservatorët në “Dhomën e Përfaqësuesve” duhet të jetë e mjaftueshme për të pranuar marëveshjen e Boris Johnson.
Por çfarë do të ndodhi pasi Britania të dalë nga BE?
Prioriteti i parë do të jetë negociimi i një marrëveshje tregtare me BE-në. Mbretëria e Bashkuar dëshiron sa më shumë akses për mallrat dhe shërbimet e saj në BE.
Por Konservatorët kanë sqaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm dhe të përfundojë juridiksionin e përgjithshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Koha është e shkurtër. BE-së mund t’i duhen javë për të rënë dakord për një mandat zyrtar negociues – të gjitha 27 vendet anëtare të mbetura dhe parlamenti Evropian duhet të arrijnë në një marrëveshje.
Kjo do të thotë se bisedimet zyrtare mund të fillojnë vetëm në mars.
Këto negociata duhet të krijojnë një marrëveshje përfundimtare deri në fund të qershorit. Kjo është pika në të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet të vendosë nëse do të zgjasë apo jo periudhën e tranzicionit (me një ose dy vjet). Por z. Johnson ka përjashtuar çdo formë zgjatjeje.
Nëse deri në fund të qershorit nuk është rënë dakord asnjë marrëveshje tregtare, atëherë Mbretëria e Bashkuar përballet me mundësinë e largimit deri në fund të dhjetorit 2020.
Nëse është arritur një marrëveshje, ajo gjithashtu duhet të ratifikohet përpara se të hyjë në fuqi dhe ky është një proces që mund të zgjasë disa muaj.
Asnjë marrëveshje tregtare e kësaj madhësie dhe kompleksiteti nuk është rënë dakord ndonjëherë midis BE-së dhe një vendi të jashtëm kudo tjetër aq shpejt sa afati kohor i planifikuar deri më tani .
Johnson ka argumentuar se Mbretëria e Bashkuar është plotësisht në përputhje me rregullat e BE-së, ateherë dhe negociatat duhet të jenë të drejtpërdrejta. Por kritikët kanë theksuar se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ketë lirinë që të largohet nga rregullat e BE-së, në mënyrë që të mund të bëjë marrëveshje me vendet e tjera – por kjo mesa duket do t’i bëjë negociatat më të vështira.
Nuk është thjesht një marrëveshje tregtare që duhet të zgjidhet. Mbretëria e Bashkuar duhet të gjejë mënyrën se si do të bashkëpunojë me BE për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të largohet nga skema Evropiane e Garancisë së Arrestimeve dhe do të duhet të bie dakort për një zëvendësim tjetër.
Ajo gjithashtu duhet të bie dakort për marrëveshje me një numër fushash të tjera ku bashkëpunimi është i nevojshëm.