Një rregull i ri, i imponuar kohët e fundit në bazë të programit të “vettingut ekstrem” të Presidentit Trump, parashikon që postimet në mediat sociale, fotot, “like-t” dhe të dhëna të tjera personale – përfshirë komunikimet e aplikantëve për vizë me kolegët e tyre amerikanë, miqtë dhe anëtarët e familjes – të gjitha i nënshtrohen një kontrolli qeveritar, kryesisht të pakufizuar, thotë The Guardian.
Informacionet e mbledhura mbahen pafundësisht, vazhdon e përditshmja britanike, e mund të shpërndahen gjerësisht brenda qeverisë, e madje në rrethana të caktuara, mund t`i dorëzohen edhe qeverive të huaja.
Një gjë e tillë prek Facebook-un, Twitterin, Instagramin e platform të tjerë të mëdha. Anonimë ose jo, e madje edhe nëse nuk jetojnë në vende repressive, aplikantët për vizë, vazhdon The Guardian, kanë shumë të ngjarë të vetë-censurohen në mediat sociale tani që ata e dinë që zyrtarët e departamentit të shtetit mund të “rrëmojnë” në postimet e tyre në internet.
Ata që përfshihen në kritika ndaj qeverisë apo në ndonjë lloj qëndrimi tjetër polemizues, me siguri mund të presin një kontroll shtesë ose vonesa në përpunim. Disa madje druhen se se duhet ta heqin krejtësisht përdorimin e mediave sociale për fjalimin politik, të pastrojnë llogaritë e tyre, apo edhe t’i fshijnë krejt.
Të tjerë ndërkohë kanë edhe frikën se ndoshta postimet e tyre mund të keqinterpretohen, ndërsa ndarjet e postimeve apo “pëlqimet” sipas gazetës britanike, nuk nënkuptojnë medoemos mbështetjen e opinionit të përcjellë aty.
Me shpresën t`i japing fund një rregulli të tillë, Doc Society dhe Shoqata Ndërkombëtare e Dokumentareve – organizata filmike dokumentare me qendër në SH.B.A. – e kanë paditur Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Departamentin e Sigurisë së Brendshme në gjykatën federale për të ndaluar zbatimin e kësaj kërkese.
Këto organizata e hodhën një hap të tillë nga frika se një rregull I tillë do të kompromentonte aftësinë e tyre për të krijuar dhe përhapur punën e vet. Kjo frikë është veçanërisht e theksuar tek prodhuesit e filmave që ruajnë anonimitetin në internet sepse arti dhe shprehja e tyre përqendrohen në çështje të ndjeshme sociale dhe politike.