Dy gra humbën jetën tek pallati 6-katësh në Durrës, i cili u shemb pjesërisht në termetin e 26 nëntorit. Prokuroria ka dalë në konkluzionin se pallati është shembur si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit. Shtetasit, Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar Barons, në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit.
Në dosjen e Prokurorisë, fajtorë dalin edhe zyrtarë ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV.
Paligjshmëritë e konstatuara ne pallatin nr.1032 rr. “Bashkimi” Durrës.
Në lagjen nr.6 është shembur njepallat 6 katesh i cili mbante numrin 1032 ne Rrugen “Bashkimi” Durrës, ku kanë humbur jetë shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana. Nga dëshmitë e para të personave që kane dijeni për veprën penale, nga administrimi i dokumenteve prove materiale, nga këqyrja e vendit te ngjarjes, nga këqyrja e pamjeve filmike te transmetuara nga mediat vizive rezulton se pallati me nr 1032 ka qene pallat 6 katesh i cili është shembur në dy katet e pare dhe vazhdonte te qëndronte si bllok nga kati i trete (rrafsh me sipërfaqen e tokës) dhe lart, si dhe ky pallat ka komplet pjesën e shkallës të shembura.
Nga deklarimet e pare rezulton se në katin e pare ka qene nje lokal i ndërtuar vitet e fundit dhe qe quhet Baron’s bar me pronar shtetasi Artur Terziu.
Nga ana e policisë gjyqësore janë administruar pranë A.SH.K Durrës praktika te Aluizni-t qe ka shërbyer per legalizim te shtetas anesore 26m2 te këtij lokali ne emër te shtetasit Artur dhe Anisa Terziu, dhe sekuestrimi i praktikes se ZVRPP Durrës ne lidhje me pronën (apartament) te shtetasve Artur Terziu. (gjithashtu jane sekuestruar dhe praktika te banoreve te tjerë te këtij pallati 1032).
Duke analizuar dokumentacionin, faktet dhe provat e administruar rezulton se :
Pallati nr 1032 i ndërtuar ne vitin 1988-1989 dhe para 4 vitesh struktura e katit te pare te ketij pallatit ka pësuar ndryshime si pasoje e ndërtimit te lokal Barons te përshkruar me siper. Pasi shtetasi Artur Terziu ja ka blere apartamentin e katit te pare te pallatit nga shtetasi Naum Bregu me date 25.06.2014 (sipas kontrates).
Nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosjen e ALUIZNIT rezulton se deklaratën per përfshirjen ne procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe ose shtesës ose ndërtimit me leje shtetasi Artur Bajram Tereziu ka deklaruar, se ndërtimi është ngritur ne vitin 2009. Me date 26.09.2019 shtetasi Artur Terziu është proceduar ne gjendje te lire per ndërtim pa ligjshëm pikërisht ne katin e pare te këtij pallati (njëkohësishtjanëdërguar edhe autorizimi nr 4928 prot date 18.08.2014 qe bashkia Durrës e autorizon shtetasin Artur Terziu per te bere punime përmirëmbajtje e apartamentit Brenda afatit 3 mujor si dhe njëkohësisht me shkrese nr 4929 date 18.08.2014 i drejtohet Kryeinspektor Artur Cela ne insperktoriatin Ndërtimore Urbanistik te Bashkisë Durrës qe te shihet me rigorozitet zbatimi i afateve kohore te punimeve qe po behet nga ana e shtetasit Artur dhe Anisa Terziu dhe mos dalja jashtëpërcaktimeve te ligjit 110/2013 pika 2 nenit 70/33 per punime permirembajtje). Nga kqyrja e marrja te dhënave ne internet ka rezultuar se Baron’s bar ka qene funksionale dhe ne gjendje pune qe ne vitin 2015 (te publikuara nga Barons Bar ne aplikacionin instagram).
Nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara ne funksion te këtij procedimi penal, rezulton se: Duke analizuar te dhënat e mësipërme rezulton se objekti pallati 1032 eshte rrezuar si pasoje e punimet ne katin e pare pasi dhe vete shtetasi Artur Terziu pranon te ketë hequr mure kryesore mbajtëse dhe duke i zëvendësuar ato me vetrata xhami. Ai ka marre leje per rregullimin e shtëpisë dhe njëkohësisht e ka kthyer ambientin e apartamentit ne njësi shërbimi ( lokali) duke shtuar dhe future si shtese edhe 26m2te ambienteve publike. Ky arsyetim bazohet ne faktin se pallati është shembur vertikalisht ne dy katet e pare ne te cilat është cenuar qëndrueshmëria si pasoje e heqjeve te mureve mbajtëseper rregullimin e këtij lokali, ku nga tërmetiidatës 26.11.2019 është shembur dy katet e para dhe pjesa e shkalleve për pasoje ka sjelle vdekjen e shtetasve Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.
Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:
1-Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës nuk ka ndjekur dhe konstatuar punimet për ndërtimin e paligjshëm të kryera nga shtetasi Artur Terziu, i cili më parë kishte marrë një autorizim të datës 18.08.2014, për të kryer punime mirëmbajtje të apartamentit. Për këto veprime dyshohet se shtetasi Klajdi Lame, me detyrë Inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal për te cilën është urdhëruar ndalimi i tij ne datën 14.12.2019.
2- Albrend Qetka si njeri prej personave që kryen funksione publike, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, ka kryer veprime për të legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Ne deklarimin e tij ky shtetas ka sqaruar se:Në vitin 2016 ka qene specialist matje ne terren dega Aluiznit Shijak dhe sqaron se pasi printohet planimetria dixhitale është e detyrueshme qe te nënshkruhet nga njeri nga dy specialisti qe ka bere matjet ne terren ne vendin përkatës “përditësoi”. Duke pare praktiken e ZRVPP pikërisht planimetrinedixhitale të katit përdhe te shtesës 26m2 ai sqaron se ka qen ai për te bere matjet ne atë vend përderisa është nënshkruar nga vete ai ne këtë planimetri por nuk mban mend se me ke ka qene për te bere matjet te ky objekt. Ndërkohë qe skica e matjeve ne terren siç përmendet me sipër është ne emer te dy personave te tjerë!
3- Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik, dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Ai ka sqaruar se, nuk ka dijeni se si eshte lidhur me shtetasin Artur Terziu por mban mend se kishte bere diçka te vogël, pikërisht nje akt ekspertimi por ai vete nuk i thoshte dot akt ekspertimi por nje vete deklarim për punimet te bere nga ana e tyre dhe e nënshkruar nga ana e tij si ekspert teknik. Për ketë ai mban mend se ka ardhur ne Durrës pasi e kan sjelle po te lokali ku ishte dhe ka marr disa te dhëna me shkrim dhe me pas është larguar nga aty dhe ka bere ketë akt ekspertimi dhe pas disa ditësh ka takuar dike ne Tirane (nuk mban mend) dhe ja ka dhëne aktin. Për ketë shërbim ai sqaron se nuk ka marre asnjë lek.