Me gjithë rritjen e ngadalësimit në ekonominë e parë të BE-së, hekurudhat gjermane janë të dëshpëruar për stafin, raporton gazeta Bild.
Sipas të dhënave të fundit, kompania do të zëvendësojë madje gjysmën e 200,000 punëtorëve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Arsyeja kryesore për “përforcimin” e stafit qëndron tek fakti që shumë punonjës aktualë do të dalin shpejt në pension, dhe pagat në këtë sektor shkojnë nga 34,000 deri në 52,000 euro në vit, në varësi të pozitës dhe përvojës së punëtorëve.
Martin Seiler, përgjegjës për burimet njerëzore në hekurudhat gjermane, thotë se deri në fund të vitit 2019, kompania duhet të punësojë gati 24,000 punëtorë të rinj. Administrata pret të njëjtin numër të të ardhurve vitin e ardhshëm, thotë Kosovapress.
Në të njëjtën kohë, për shkak të paketës ambicioze të ndryshimit të klimës, qeveria federale gjermane planifikon të rrisë investimet hekurudhore dhe do të krijohen kështu 8,000 vende pune në sektor.
Aktualisht, hekurudhat gjermane janë në kërkim të makinistëve të trenave, si dhe stafit të shërbimit dhe IT, inxhinierëve të ndërtimit dhe inxhinierë elektrike. Brezat e ardhshëm të trenave duhet të jenë “më të saktë dhe më të fortë” për të parandaluar vonesat dhe anulimet e padëshiruara.
Në këtë sektor, paga mesatare varet nga lloji i punës. Kompania aktualisht punëson 500 profesione të ndryshme, përfshirë kuzhinierë, punonjës zyrash, inxhinierë dhe profesionistë të IT-së.Drejtuesit e lokomotivave fitojnë mesatarisht 38,000 euro, por pagat e tyre mund të arrijnë në 50,000 euro.
Ndërtuesit e hekurudhave marrin mesatarisht deri në 42,000 euro bruto, dhe pagesa e tyre varet nga përvoja e punës teksa ata paguhen për pushime, të diela dhe ndërrime turnesh.
Teknikët e kontrollit dhe sigurisë fitojnë, mesatarisht, pagën më të lartë vjetore, e cila mund të jetë deri në 52,000 euro, me shpërndarësit e ngarkuar me kontrollin hekurudhor, roli i të cilëve është i krahasueshëm me atë të kontrollorëve të fluturimit.