Ballina Aktualitet Kallëzime penale për tre punonjës të USHT-së

Kallëzime penale për tre punonjës të USHT-së

Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Tetovës kundër personave R.F. udhëheqës i Qendrës për teknologji informatike në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), M.V. këshilltar për teknologji informatike dhe kompjuterike në USHT dhe Gj.A., bashkëpunëtor për teknologji informatike pranë USHT-së. Të punësuarit në USHT dyshohet se kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme”.

Sipas Policisë Financiare, R.F., M.V. dhe Gj.A. kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre, duke dëmtuar kështu buxhetin e USHT-së me pesë milion denarë.

Sipas Policisë Financiare M.V. dhe Gj.A më 22 dhjetor të vitit 2016, me urdhër të R.F. kanë nënshkruar dhe kanë konfirmuar pranimin, zbatimin dhe kanë realizuar pagesën e një Sistemi të Integruar të Informacionit, që më pas nuk ishte vënë në funksion./Alsat

Bonus video:

https://youtu.be/8Lcsrh8zfZo

https://youtu.be/2OfK2sIvQqc

https://youtu.be/A1-cjUFV92s