Ballina Aktualitet “Kanë hyrë në rrugë qorre”, Rama: Haradianaj një i paditur, është një...

“Kanë hyrë në rrugë qorre”, Rama: Haradianaj një i paditur, është një gënjeshtar. S‘ka asnjë kusht apo detyrim për Kosovën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se mini-shengeni po krijohet që Kosova të heqë taksën 100% ndaj Serbisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Rama e cilësoi Hajradinaj si të paditur dhe gënjeshtar, pasi sipas tij ajo që thotë kryeministri i Kosovës është e pa vërtetë.

https://youtu.be/gdDQ4Xr2QZs

“Nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradianj është një gënjeshtar që gënjeu përsëri. Nuk e di nëse e bën nga padituria apo cfarë. Ka vetëm një qëllim nisma, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve.

https://youtu.be/t1AmvK4W7Ig

Në këtë proces ne duam të fusim edhe zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Por kjo nuk bëhet në facebook. Kjo është një gënjeshtër nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt.

Nëse Kosova hyn që këtë marrëveshje që Shqipëria e bën me Serbinë ta bëjë edhe me mua, s’dua ta bëjë me Serbinë por me Malin e zi apo Shqipërinë, nuk i thotë njeri që ta bëjë me të gjitha.

Kjo është një rrugë qorre ku ndodhet Kosova. S’ka sot atje një përfaqësim, shpresoj të zgjidhet kur të vijë qeveria e re. Kur ulen nuk dinë të thonë se ku është problemi. ne nuk kemi ndryshuar gjë në qëndrimin tonë, që Serbia duhet të njohë Kovën.

https://youtu.be/io7pdzPSIxQ

Por jeta e përditshme ka plotë gjëra që duhen bërë. Duhen hapur kanale bashkëpunimi. Na kanë ardhur edhe në zyrë dhe na kanë thënë se është fundit nëse i hyni kësaj rruge. Na kanë thënë për Shqipërinë e Madhe. Por unë e kam krijuar dhe kam bindur Serbinë që të mos kufizonte.

Tek njerëzit ishte problemi i hapjes së kufirit. Por këta që më tregojnë mua Esat Pashën do të kalojnë pa mbajtur radhë, Kufijt do të hapen. gjithkush mund të zgjedhë të gjithë segmentin ose të pjesshëm. Unë jam për të parë përpara. “ tha Rama. (TemA)

https://youtu.be/tTjAZGlq80w