Kryeministri Edi Rama ndodhet në Farkë, në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit 2019. Rama njofton se familja Poçi, dy muaj më parë mbeti në qiell të hapur, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re. Në takim nuk munguan as batutat me kryefamiljarin i cili pavarësisht se në moshë të thyer dhe në karrige me rrota, u çua në këmbë për t’a pritur.
Batutat e Ramës me familjen Poçi:
Sefer Poçi: Jam 90 vjeç unë, për ty do të rri në këmbë.
Edi Rama: Eja ulu, bëmë një nder, ulu se do futemi me karrocë. Do të të shtyj unë me karrocë.
Sefer Poçi: Nusja është në Angli, dhe thotë ke knu ti në Angli. Hape derën tashi dhe thuaj “Bismilah, Elhamdulilah”
Edi Rama: Me këmbën e djathtë (Duartrokitje) Ulu vëlla ulu, apo s’ke besim tek shoferi (shtyn karrocën). Afrohu pak këtu, mos luj ma. Unë jam pa patentë, po shofer jam.
Sefer Poçi: Unë kam besim tek Zoti, po ti je kryetari, po të gjithë kanë ardhur me inxhinierë me të gjithë.
Edi Rama: Mos mu lodh. Ku janë të tjerët?
Erion Veliaj: Ky është çuni i madh.
Sefer Poçi: Ecni pra, mua më ka ardhur kryetari i qeverisë, ju rrini brenda.
Edi Rama: Shtëpia jote është e mbushur me ëmbëlsira.
Sefer Poçi: Këto dy sy nuk kanë parë njëherë drita garumbull si në xhami…
Erion Veliaj: Kryetar i gjetëm ditën e tërmetit të parë, krevati ishte në cep.
Edi Rama: Dritat garumbull… Sa më pelqeu kjo, se kisha dëgjuar kurrë. Këtë rakinë se kemi gjë, të mirë e bëjnë ata nga Korça, nga Skrapari, ne tironsit se kemi gjë. Po do e pimë. Hajde gëzuar.
Sefer Poçi: Të ectë mbarë ishalla.
https://youtu.be/sFa55UG3C7U