Koa*licioni qeverisës në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së pritet të finalizohet sot.
Sipas mediave në Kosovë, pas bisedimeve disa javëshe dy partitë kanë gjetur dakordësinë për programin e ri të qeverisë dhe ndarjen e ministrive dhe posteve të tjera.
Televizioni Klan Kosova shkroi sot se sipas një marrëveshje që ka arritur të sigurojë, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë këto ministri:
Ministria e Financave;
Ministria e Jashtme;
Ministria e Shëndetësisë;
Ministria e Drejtësisë;
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë këto ministri:
Ministria e Brendshme;
Ministria e Mbrojtjes;
Ministria e Infrastrukturës;
Ministria e Zhvillimit Ekonomik;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Minoriteti serb do të drejtojë Ministrinë e Kthimit.
Minoritetet e tjera do të drejtojnë Ministrinë e Kulturës.
Po ashtu, drejtimi i Kuvendit mësohet se do t’i jepet Vjosa Osmanit nga LDK.
Një ditë më parë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha qartë se kryeministër i vendit do të jetë ai.
Parlamenti dhe qeveria e re priten të konstituohen më 24 dhjetor 2019, në seancën e fundit parlamentare për këtë vit.